Bullgaria me Qeveri të re të rregullt politike në krye me Rosen Zheljazkovin
- Parlamenti i Bullgarisë sot zgjodhi Qeverinë e re e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Rosen Zheljazkov.
- Post By Fami Bajrami
- 11:18, 16 janar, 2025

Sofje, 16 janar 2025 (MIA) - Parlamenti i Bullgarisë sot zgjodhi Qeverinë e re e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Rosen Zheljazkov.
"Për" votuan 125 deputetë, 114 “kundër”, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Me këtë pas shumë përpjekjesh gjatë katër viteve të fundit, disa cikle zgjedhore dhe dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Bullgaria më në fund ka dalë me qeveri të rregullt politike.
Qeveria e Zheljazkovit është mbështetur nga deputetët e GERB-SDS, BSP-Partia e Majtë e Bashkuar dhe "Ka një popull të tillë", si dhe nga partia DPS-DPS.
Kundër kanë votuar PP-DB, Rilindja, DPS-Fillimi i Ri dhe MEÇ.
Në kabinetin e ri qeveritar, koalicioni GERB-SDS ka 11 ministra, BSP - Partia e Bashkuar e Majtë pesë dhe "Ka një popull të tillë" do të ketë katër. DPS- DPS edhe pse e ka mbështetur, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re.
Zheljazkovi dhe ministrat e rinj menjëherë pas zgjedhjes dhanë betimin.
Përbërja e Qeverisë së re të Bullgarisë:
Kryeministër – Rosen Zheljazkov;
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Inovacionit dhe Rritjes – Tomislav Donçev
Zëvendëskryeministër – Atanas Zafirov
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Grozdan Karagjov
Ministre e Financave – Temenuzhka Petkova
Ministër i Punëve të Brendshme – Daniel Mitov
Ministër i Punëve të Jashtme – Georg Georgiev
Ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike – Ivan Ivanov
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale - Borislav Gucanov
Ministër i Mbrojtjes – Atanas Zaprijanov
Ministër i Drejtësisë – Georgi Georgiev
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Krasimir Valçev
Ministër i Shëndetësisë – Silvi Kirilov
Ministër i Kulturës – Marijan Baçev
Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit – Georgi Tahov
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave – Manol Genov
Ministër i Ekonomisë dhe Industrisë – Petar Dilov
Ministër i Energjetikës – Zheço Stankov
Ministër i E-Qeverisjes – Valentin Mundrov
Ministër i Turizmit – Miroslav Borshosh
Ministër i Rinisë dhe Sportit – Ivan Peshev.
Foto: BTA