Bullgaria dhe Rumania tërësisht hyjnë në Shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm
- Këshilli i BE-së sot vendosi që kontrollet e kufijve tokësorë të Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë të hiqen nga 1 janari të vitit të ardhshëm. Këtë e kumtoi presidenca hungareze me Këshillin e BE-së.
- Post By Besnik Shuki
- 10:28, 12 dhjetor, 2024

Bruksel, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot vendosi që kontrollet e kufijve tokësorë të Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë të hiqen nga 1 janari të vitit të ardhshëm. Këtë e kumtoi presidenca hungareze me Këshillin e BE-së.
Paraprakisht këtë vit, kontrollet e kufijve ajrorë dhe detarë të Shengenit për të dy vendet janë hequr me vendim të marrë gjatë presidencës spanjolle me Këshillin e BE-së më 30 dhjetor vitin e kaluar.
"Kjo është fitore e madhe për Bullgarinë, Rumaninë dhe tërë Evropën", publikoi presidenca hungareze. bsh/
Foto: MIA arkiv