• e premte, 03 janar 2025

Bullgaria dhe Rumania hyjnë plotësisht në Shengen

Bullgaria dhe Rumania hyjnë plotësisht në Shengen

Bruksel, 1 janar 2025 (MIA) - Nga sot do të hiqen kontrollet e udhëtarëve në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë me vendet e zonës Shengen.

Këshilli i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së, vendimin për heqjen e kontrolleve e miratoi më 12 dhjetor, pas së cilës ministri hungarez i Punëve të Brendshme, Sandor Pinter tha se ky është një "moment historik".

Bullgaria dhe Rumania u pranuan në zonën Shengen më 31 mars të vitit të kaluar, por në atë kohë u hoqën vetëm kontrollet në pikat kufitare të brendshme ajrore dhe ujore, ndërsa kontrollet për personat që kalonin kufijtë tokësorë midis dy vendeve dhe pjesës tjetër të shteteve të Shengenit mbetën në fuqi. 

Zona Shengen është zona më e madhe e lëvizjes së lirë të mallrave dhe udhëtarëve në botë. Ajo u krijua në vitin 1985 me heqjen e kontrolleve kufitare midis Belgjikës, Gjermanisë, Luksemburgut, Francës dhe Holandës. Sot, rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen vlejnë për 29 vende – të gjithë anëtarët e BE-së me përjashtim të Irlandës dhe Qipros, si dhe Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës, dhe ajo shtrihet në një territor të banuar nga 420 milionë banorë. Qiproja është zyrtarisht pjesë e zonës, por kontrollet në kufijtë e saj të brendshëm me BE-në nuk janë hequr ende, ndërsa Irlanda nuk është fare anëtare e zonës Shengen. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR