• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bujqit grek nesër në protestë në vendkalimin kufitar Evzoni, thonë për MIA-n se nuk heqin dorë derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre

Bujqit grek nesër në protestë në vendkalimin kufitar Evzoni, thonë për MIA-n se nuk heqin dorë derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre

Athinë, 25 shkurt 2024 (MIA) - Bujqit nga pjesa veriore e Greqisë, përveç bllokadave të përditshme simbolike në orët e mbrëmjes, për nesër në mesditë kanë planifikuar protestë në qendër të vendkalimin kufiritar Evzoni (Bogodocë) me Maqedoninë e Veriut, me çka do të bllokohet trafiku, ndërsa në bisedim me korrespondenten e MIA-s nga Athina thonë se nuk do të tërhiqen nga të gjitha kërkesat dërisa t'u pltoshohen tërësisht.

Në ditën e kaluara, pas protestës së madhe të së martës në Athinë, ku fermerët thanë se çdo bllok do të përcaktojë hapat e veta, ato nga veriu i Greqisë mbeten më aktive dhe çdo ditë nga ora 20:00 deri në orën 22:00 sipas orës lokale, gjegjëssht mes orës 19 dhe 21:00 me orën e Maqedonisë së Veriut e mbyllin periodikisht piken kufitare Evzoni (Bogorodicë).

Kreu i shoqatës së fermerëve në zonën e Peonisë, Tomas Karipidis, i cili drejton aktivitetet në fund të ditës, në një bisedë me korrespondenten e MIA-s në Athinë, thotë se aktualisht janë duke parkuar rreth 100 traktorë dhe pesë kombajnë në Evzoni dhe zbulon detaje rreth protestës së nesërme.

Ministrat e Bujqësisë të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë nesër në Bruksel një takim dhe pikërisht për këtë arsye buqjit në Greqi organizojnë një sërë aktivitetesh dhe bllokada dhe në të njëjtën kohë, mundësia e mbylljes së pikës kufitare Niki (Mexhitlia), Maqedonia e Veriut nuk përjashtohet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR