• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bujqit grekë vazhdojnë me bllokada në prag të protestës së paralajmëruar të martën në Athinë

Bujqit grekë vazhdojnë me bllokada në prag të protestës së paralajmëruar të martën në Athinë

Athinë, 17 shkurt 2024 (MIA) - Bujqit nga tërë Greqia edhe gjatë fundjavës vazhdojnë me bllokada dhe aktivitete në prag të protestës në Athinë, të cilën e kanë caktuar për të martën pasdite, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paralelisht, bujqit e kanë rritur presionin ndaj autoriteteve që t'u lejojë në tubim të arrijnë me traktorë, pasi dje kanë marrë përgjigje pozitive nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Mihalis Hrisohoidis.

Gjatë ditës së sotme, janë caktuar disa bllokada simbolike, mes të cilave edhe mbyllja e autostradës nga Selaniku drejt Hallkidikit, autostradës Ignatia, mbyllja e vendkalimit kufitar me Shqipërinë.

Në vendkalimet kufitare Niki (Mexhitlia) dhe Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut tashmë një kohë janë parkuar traktorë, të cilat janë të gatshme, nëse merret vendim, të vendosin bllokadë, por me siguri vetëm për qarkullim të kamionëve.

Tani për tani nuk ka paralajmërime për mbyllje të vendkalimeve konkrete kufitare. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR