• e shtunë, 23 nëntor 2024

Buhabib: Hezbollahu nuk do t'i bashkohet luftimeve vetëm nëse Izraeli nuk e keqtrajton Libanin

Buhabib: Hezbollahu nuk do t'i bashkohet luftimeve vetëm nëse Izraeli nuk e keqtrajton Libanin

Bejrut, 9 tetor 2023 (MIA) - Kreu i diplomacisë libaneze Abdallah Buhabib tha se qeveria e tij mori garancione nga Hezbollahu që nuk do të perfshihej ne luftime mes Izraelit dhe Hamasit palestinez, nese Izraeli nuk e keqtrajton Libanin.

Hezbollahu mëngjesin e ditës së djeshme sulmoi gjuajti granata minahedhëse  ndaj caqeve të ushtrisë izraelite në kufirin me Libanin, në kohën kur luftërat në jug të Izraelit ishin në vijim", raportoi "Tajms of Izrael".

Grupi terorist libanez i cili mbeshtet nga Irani, pretendon se kanë hedhur dhjetëra raketa dhe granata ndaj tre caqeve izraelite në rajonin kontestues Maunt Dov në shenjë solidariteti me Hamasin.

Grupi më vonë, në një kumtesë theksoi se sulmi me përdorimin e "një numri të madh raketash dhe granatash" u krye në shenjë solidariteti me "rezistencën palestineze". Ata pretendojnë se pozicionet izraelite janë goditur drejtpërdrejt.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk raportuan për të lënduar dhe thanë se u përgjigjën me zjarr artilerie në zonën e lansimit dhe sulmeve me drone në "infrastrukturën e Hezbollahut". Sipas një burimi ushtarak anonim, lokacioni që u vu në shënjestër të sulmit me dron ishte tenda që ky grup terrorist ngriti në territorin izraelit disa muaj më parë. si/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR