• e hënë, 23 dhjetor 2024

Budanov i akuzoi rusët se e kanë "minuar" pishinën për ftohje në centralin bërthamor

Budanov i akuzoi rusët se e kanë

Kiev, 21 qershor 2023 (MIA) - Shefi i zbulimit ushtarak ukrainas, Kirilo Budanov sot e akuzoi Rusinë për "minim" të pishinës e cila përdoret për ftohje të reaktorëve në centralin bërthamor Zaporozhje, i okupuar nga Rusia.

Bëhet fjalë për centralin më të madh bërthamor evropian, kompleks me gjashtë reaktorë, i cili i gjet nën okupim menjëherë pas invazionit të forcave ruse në shkurt të vitit të kaluar.

"Më e tmerrshmja është që centrali bërthamor Zaporozhje ishte minuar plotësosht gjatë asaj kohe (...), në të vërtetë, është minuar pishina për ftohje", deklaroi Budanov, pa siguruar dëshmi për pohimin e tij.

Ndërkohë, Ministria ukrainase e Mbrojtjes i hodhi poshtë si "të pabaza" thëniet ruse se ata mund të bëjnë "bombë të pistë".

Ministria theksoi se propozimet e këtilla, të cilat të hënën i paraqiti shefi i shërbimit rus për shërbime të jashtme zbuluese SVR, Sergej Narishkin, për herë të parë i dha vitin e kaluar Moska.

Thëniet e këtilla, vlerësoi Ministria ukrainase, kanë për qëllim "ta heqin vëmendjen nga humbjet e qarta të forcave okupuese në fushëbetejë dhe të mbjellin mosbesim tek aleatët perëndimorë të Ukrainës".

"Nëse Rusia fëet për 'bombë të pistë', përdorimi i saj nga ana e Rusisë mund të jetë kërcënim i vërtetë", konkludon Ministria.

Narishkin i bëri thirrje trupit mbikëqyrës bërthamor të KB-së dhe Bashkimit Evropian ta kontrollojnë aktivtetin bërthamor ukrainas që, sipas tij, mund të sinjalizojë se Kievi punon në krijim të "bombave të pista".

Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore e KB-së kumtoi se këtë muaj ka njoftuar për transferin e atij derivati nga Rivino në Çernobil dhe se ato lëvizje ishin marrë parasysh. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR