• e premte, 05 dhjetor 2025

Brukseli nga platformat amerikane kërkon informacione për mbrojtjen e fëmijëve

Brukseli nga platformat amerikane kërkon informacione për mbrojtjen e fëmijëve

Bruksel, 10 tetor 2025 (MIA) - Komisioni evropian kërkon informacione nga kompanitë amerikane Apple, Snapchat, Google dhe YouTube për shkak të akuzave për mbrojtje të pamjaftueshme të fëmijëve, deklaroi sot nënkryetarja e Komisionit, Hena Virkunen. 

 "Legjislacioni i Bashkimit Evropian qartë thekson se kur të miturit përdorin shërbime onljan, duhet t'u sigurohen nivele shumë të larta të privatësisë, sigurisë dhe mbrojtjes", tha Virkunen. 

"Kjo, për fat të keq, nuk është gjithmonë rast", shtoi ajo gjatë mbërritjes në takimin e ministrave të telekomunikacionit të BE-së në qytetin danez Horsens.

Kërkesa e informacionit ka për qëllim ta vlerësojë mbrojtjen që e sigurojnë Snapchati, Youtube, Apple Store dhe Google Play për adoleshentët dhe nëse platformat janë në përputhje me Ligjin për shërbime digjitale (DSA) në BE, sqaroi komisarja. 

Nëse Komisioni Evropian, pas analizës, ende ka dyshime për shkelje të DSA-së, mund të hapet një procedurë formale. Nëse vërtetohet shkelja e rregullave evropiane, kompanitë mund të gjobiten deri në gjashtë për qind të qarkullimit të tyre global. qa/

Foto:Virkunen në X

QËNDRONI TË LIDHUR