• e martë, 24 dhjetor 2024

Brukseli do të propozojë rregullore të reja për të mbështetur kthimin e emigrantëve ilegalë

Brukseli do të propozojë rregullore të reja për të mbështetur kthimin e emigrantëve ilegalë

Bruksel, 15 tetor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian do të propozojë një ligj të ri që do të mbështesë dëbimin e emigrantëve ilegalë, potencoi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në letër deri tek anëtarët e BE-së.

"Komisioni do të paraqesë një draft-ligj me detyrime të qarta bashkëpunimi për personat e kthyer dhe dëshirë për racionalizimin efikas të procesit të kthimit" theksoi Fon der Lajen si përgjigje të kërkesës nga disa vende anëtare të BE-së.

"Kemi nevojë për një kornizë ligjore për të përforcuar kapacitetin tonë për veprim", sqaroi ajo në letrën para samitit të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel, që do t'i kushtohet pjesërisht çështjeve të migrantëve.

Brukseli propozon të lehtësojë dëbimin e migrantëve të parregullt, gjë që mund të kontribuojë nëse të gjitha vendet e BE-së i njohin vendimet e marra nga vendet e tjera anëtare. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR