Brixhit Bardo është tri javë në spital, gjendja e saj është shqetësuese
- – Aktorja franceze dhe aktiviste për të drejtat e kafshëve, Brixhit Bardo është shtrirë në spital para tri javëve, për shkak të probleme serioze shëndetësore, transmetojnë mediat perëndimore.
- Post By Fitore Curri
- 10:02, 17 tetor, 2025
Paris, 17 tetor 2025 (MIA) – Aktorja franceze dhe aktiviste për të drejtat e kafshëve, Brixhit Bardo është shtrirë në spital para tri javëve, për shkak të probleme serioze shëndetësore, transmetojnë mediat perëndimore.
Ajo po mjekohet në një spital privat në Tulon, në jug të Francës, jo larg shtëpisë së saj në San Trope. Sipas të dhënave, ajo iu nënshtrua “operacionit për shkak të sëmundjes serioze” dhe pritet të lëshohet për disa ditë.
Gjendja e saj, thuhet, është shqetësuese.
Aktorja, e lindur në vitin 1934, sipas IMDB, ka luajtur në 60 projekte filmike dhe televizive – deri në vitin 1973, kur edhe u tërhoq nga aktrimi. Pastaj u përkushtua në përfaqësimin publik të të drejtave të kafshëve. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s