• e diel, 22 dhjetor 2024

Britania e Madhe sqaroi se përse është përmbajtur nga votimi për rezolutën në KS të KB-së

Britania e Madhe sqaroi se përse është përmbajtur nga votimi për rezolutën në KS të KB-së

Londër, 18 tetor 2023 (MIA) - Britania e Madhe është përmbajtur nga votimi në Këshillin e Sigurimit të KB-së për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, sepse "duhet të jetë më e qartë" për të drejtat e Izraelit për t'u mbrojtur.

Këshilli, i cili ka 15 anëtarë, votoi për projekt-rezolutën me të cilën do të dënohet Hamasi dhe çdo dhunë ndaj të gjithë civilëve, si dhe të bëhet presion për ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë.

SHBA-ja i vendosi veto rezolutës, përderisa Britania e Madhe dhe Rusia ishin të përmbajtura.

Duke e sqaruar vendimin, ambasadorja e Britanisë së Madhe në KB, Barbara Vuduord tha se "duhet të jetë më e qartë për të drejtën e natyrshme të Izraelit për vetëmbrojtje në pajtim me Karëtn e KB-së, pasi që në sulmet e Hamasit jetën e humbln mbi 1.400 njerëz, ndërsa pothuajse 200 njerëz janë pengje".

Ajo tha se gjithashtu është injiruar fakti se Hamasi "po përdorë civilë të pafajshëm palestinezë si mburojë të gjallë". ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR