• e premte, 05 dhjetor 2025

Britania e Madhe, SHBA-ja, Franca dhe 11 vende të tjera i dënojnë kërcënimet nga shërbimi zbulues iranian

Britania e Madhe, SHBA-ja, Franca dhe 11 vende të tjera i dënojnë kërcënimet nga shërbimi zbulues iranian

Londër, 1 gusht 2025 (MIA) - Britania e Madhe dhe 13 aleatë, përfshirë SHBA-në dhe Francën, e dënuan atë që e quajtën rritje e përnjëherhme e komploteve të shërbimeve zbuluese iraniane për vrasje, rrëmbim dhe maltretim të njerëzve në Evropë dhe Amerikë Veriore.

"Jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj tentimeve të shërbimeve zbuluese iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe maltretur njerëz në Evropë dhe Amerikë Veriore, që është shkelje e qartë e sovranitetit tonë", thuhet në deklaratë të përbashkët të vendeve.

Qeveritë e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Kanadasë, Çekisë, Dnaimarkës, FInlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës, Suedisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së - iu bënë thirrje autoriteteve iraniane që menjëherë t'i ndalin këto aktivitete ilegale.

Ata thanë se veprat e tilla gjithnjë e më shumë kryhen në bashkëpunim me rrjetet kriminale ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit i hodhi poshtë akuzat si "trillime të dukshme dhe taktika të diverzionit, pjesë e fushatës qëllimkeqe të iranofobisë, të kahëzuar drejt ushtrimit të presionit ndaj popullit iranian".

"SHBA-ja, Franca dhe vendet e tjera që e nënshkruan deklaratën kundëriraniane duhet të jenë përgjegjëse për mbështetje dhe strehim të grupeve terroriste dhe të dhunshme, që paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe mbështetje ndaj terrorizmit", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë, Esmail bagaj, në kumtesën e sotme.

Prej fillimit të vitit 2022, Britania e Madhe thotë se ka parandaluar mbi 20 komplote lidhur me Iranin për rrëmbim apo atentat ndaj personave në Britnai të Madhe, përfshirë shtetas britnaikë dhe të tjerë që teherani i konsideron si të rrezikshëm.

Në tetor, mediumet kumtuan se Irani qëndron prapa valës së tentimeve për atentate dhe rrëmbime në Evropë dhe SHBA.

Në mars, qeveria britanike kumtoi se do të kërkojë nga shteti iranian t'i regjistrojë të gjitha aktivitetet e ndikimit politik, duke e cekur sjelljen gjithnjë e më agresive të sshërbimeve zbuluese të Teheranit. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR