• e hënë, 23 dhjetor 2024

Britania e Madhe publikon Plan aksional për taksi-shërbime me fluturake pa pilot

Britania e Madhe publikon Plan aksional për taksi-shërbime me fluturake pa pilot

Londër, 18 mars 2024 (MIA) - Ministria e Transportit të Britanisë së Madhe e ka publikuar Planin e saj aksional për të ardhmen e trafikut ajror, i cili përfshin edhe fluturime me taksi-fluturake pa pilot deri në vitin 2030. Parashikohet, gjithashtu përdorim i rregullt i fluturakeve pa pilot për luftë kundër krimit dhe sigurimit të ndihmës urgjente.

Ministri i Aviacionit dhe Teknologjisë, Entoni Braun theksoi se parashikohet miratim i teknologjisë "në kufirin e domenit të fantatiskës shkencore", e cila duhet ta përforcojë ekonominë e vendit për 45 miliardë stërlina deri në fund të kësaj dekade 

"Teknologjia moderne 'e baterive' do ta avancojë transportin siç e njohim, ndërsa ky plan do të sigurojë dhe infrastrukturë dhe rregullore që ta arrijmë këtë realitet. Ministria po përpiqet që ta bëjë Britaninë e Madhe pionier të ndryshimeve në transportin, jetën më të mirë të njerëzve dhe ekonmisë më të fuqishme", dekalroi Braun.

Ofruesi i shërbimit të dronëve "Skajferer", në bashkëpunim me disa spitale universitare, do të testojë gjithashtu dronët për dërgimin e ambulancës urgjente. Sipas parashikimeve, kjo do të reduktonte deri në 70 për qind kohën për dërgimin e ndihmës emergjente. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR