• e premte, 05 dhjetor 2025

Britania e Madhe paralajmëron përfshirjen në dërgimin e ndihmës humanitare për Gazën nga ajri

Britania e Madhe paralajmëron përfshirjen në dërgimin e ndihmës humanitare për Gazën nga ajri

Londër, 26 korrik 2025 (MIA) – Britania e Madhe do t'u bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të ofruar ndihmë humanitare në Rripin e Gazës nga ajri, bëri të  ditur kryeministri Kir Starmer, pasi Izraeli lejoi një metodë të tillë të shpërndarjes në  kushtet e përkeqësimit të situatës humanitare.

Starmeri tha se Londra "përshpejton urgjentisht përpjekjet" për evakuimin e fëmijëve me nevoja urgjente mjekësore që do të trajtohen në spitalet britanike.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur më shumë se 220 deputetë, përfshirë më shumë se gjysmën e Partisë laburiste kërkuan nga qeveria ta njohë shtetin palestinez, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes përfundimtare të konfliktit izraelito-palestinez.

Britania më parë mori pjesë në një transport ajror të ndihmës humanitare në vitin 2024, në koordinim me Jordaninë. Forcat ajrore mbretërore (RAF) arritën të shpërndanin më shumë se 100 ton ushqim në veri të  Gazës.

Megjithatë, organizatat humanitare theksojnë  se shpërndarja nga ajri është një metodë e shtrenjtë dhe joefikase që nuk mund të mbulojë nevojat e popullatës.

foto: arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR