• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Britania e Madhe ofroi t'i trajnojë dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas

Britania e Madhe ofroi t'i trajnojë dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas
Kiev, 17 qershor 2022 (MIA) –  Kryeministri britanik, Boris Xhonson, i cili ndodhet për vizitë në Kiev, i ofroi Ukrainës ndihmë për trajnimin e forcave të armatosura të vendit në territorin e vendeve evropiane. Ai propozoi që të zbatohet operacion i madh për trajnimin e forcave ukrainase, që për 120 ditë do të mundësojë trajnimin e 10.000 ushtarëve. Në propozimin e Xhonsonit thuhet se çdo katër muaj do të mund të trajnohen deri në 10.000 ushtarë ukrainas. Xhonsoni në Kiev u takua me presidentin e Ukrainës, Vollodmir Zelenski. Kryeministri britanik publikoi fotografi nga ai dhe Zelenski dhe shkroi “Zoti president, Vollodimir, më vie mirë që sërish jam në Kiev”. Kjo është vizita e dytë e Xhonsonit në Kiev nga fillimi i invazionit rus mbi Ukrainën, që filloi më 24 shkurt.

QËNDRONI TË LIDHUR