• e hënë, 23 dhjetor 2024

Britania e Madhe nuk e përjashton mundësinë për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë

Britania e Madhe nuk e përjashton mundësinë për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë

Londër, 2 shkurt 2023 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Uollas deklaroi sot se Londra nuk e përjashton mundësinë që të dërgojë aeroplanë në Ukrainë, njëkohësisht duke paralajmëruar se kjo nuk nënkupton "shkop magjik" duke pasur parasysh kohën e nevojshme për trajnim.

Isha i qartë për aeroplanët. Nëse ka diçka që mësuam vitin e kaluar, ajo është që të mos bëjmë asgjë përpara dhe të mos përjashtojmë asgjë, deklaroi Uollas. 

Kievi kërkon aeroplanë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan si ndihmë që t'i kundërpërgjigjet pushtimit rus ndaj Ukrainës. SHBA-ja njoftoi se për momentin nuk planifikon të dërgojë F-16 në Ukrainë, por vendet e tjera si Polonia janë më të hapura për atë çështje. 

Jam shumë i hapur të mendoj për çfarëdo lloj sistemi, jo vetëm aeroplanë, që ta ndihmoj Ukrainën. Këto gjëra nuk ndodhin brenda natës. Trajnimi i pilotëve ukrainas do të zgjaste muaj të tërë, theksoi Uollas, duke shtuar se "nuk ka shkop magjik për atë konflikt të tmerrshëm".

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak para dy ditëve deklaroi se aeroplanët Tajfun dhe F-25 janë shumë të sofistikuar dhe se nevojitet trajnim disa muajsh. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR