Britania e Madhe nuk e komenton pretendimin e Trampit për një marrëveshje "gjithëpërfshirëse"
- Qeveria e Britanisë së Madhe ka refuzuar të komentojë pretendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Tramp se marrëveshja që pritet të shpallet do të jetë “e plotë dhe gjithëpërfshirëse”.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:41, 8 maj, 2025
Londër, 8 maj 2025 (MIA) – Qeveria e Britanisë së Madhe ka refuzuar të komentojë pretendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Tramp se marrëveshja që pritet të shpallet do të jetë “e plotë dhe gjithëpërfshirëse”.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit deklaroi: “Ne gjithmonë kemi qenë të qartë se duam të arrijmë një marrëveshje që është në interesin kombëtar britanik dhe të mbështesim një marrëdhënie të rëndësishme tregtare midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së".
Ai shtoi se bisedimet po vazhdojnë dhe se shpreson të ketë informacione të reja më vonë gjatë ditës së sotme.
Siç njoftoi Bi-Bi-Si, Dauning strit në të njëjtën kohë këmbënguli që ulja e standardeve ushqimore mbetet një "vijë e kuqe" për çdo marrëveshje tregtare me SHBA-në.
"Nuk do t'i ulim standardet britanike për ushqim. Kjo është diçka që është theksuar në manifest", tha zëdhënësi.
"NjuJork tajms" sot citoi tre burime të cilat thanë se Presidenti amerikan, Donald Tramp, do të njoftojë sot se SHBA-ja do të dakordohet për një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, paundi britanik u rrit për 0,4 përqind kundrejt dollarit amerikan, sipas "Skaj Njuz".
Trampi paralajmëroi më parë se sot do të publikojë një marrëveshje të madhe tregtare në Dhomën Ovale, pa specifikuar se me cilin vend është arritur. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s