• e hënë, 23 dhjetor 2024

Britania e Madhe kumtoi deklaratë për inteligjencën artificiale

Britania e Madhe kumtoi deklaratë për inteligjencën artificiale

Londër, 1 nëntor 2023 (MIA) - Britania e Madhe sot e kumtoi Deklaratën Bleçli, të dakorduar me vende si SHBA-ja dhe Kina, për përforcim të përpjekjeve globale për bashkëpunim për sigurinë e inteligjencësartificiale. Deklarata, e nënshkruar nga gjithsej 28 vende, u kumtua në ditën e hapjes së Samitit për inteligjencë artificiale në Bleçli park, Anglinë qendrore.

"Deklarata i përmbushë qëllimet kyçe të Samitit për vendosje të marrëveshjes së përbashkët dhe përgjegjësisë për rreziqet, mundësitë dhe vazhdimin e procesit të bashkëpunimit ndërkombëtar për hulumtim të sigurisë dhe inteligjencës artificiale, posaçërisht përmes bashkëpunimit më të madh shkencor", theksoi Britania e Madhe në një kumtesë të veçantë që e shoqëron deklaratën.

Britania e Madhe i tuboi qeveritë, akademinë dhe kompanitë të cilat punojnë në inteligjencën artificiale për Samitin inaugurues për siguri të inteligjencës artificiale sot për të biseduar për atë se si të kufizohen rreziqet nga teknologjia dhe nëse kjo mund të bëhet.

Takimi është ide e kryeministrit Rishi Sunak, i cili dëshiron që Britania të bëhet ndërmjetëse mes blloqeve ekonomike të SHBA-së, Kinës dhe Bashkimit Evropian. Lista prej 100 mysafirëve përfhsin liderë botërorë, liderë të teknologjisë si Ilon Mask dhe shefin e ChatGPT Sem Altman dhe akademikë.

Deklarata e miratuar bën thirrje për transparencë dhe përgjegjësi të aktorëve të cilët e zhvillojnë teknologjinë më të avancuar për inteligjencë artificiale në planet e tyre për matje, ndjekje dhe zbutje të aftësive potencialisht të dëmshme.

Mbreti britanik Çarllsi i Tretë deklaroi se komuniteti ndërkombëtar duhet t'u përgjigjet rreziqeve nga inteligjenca artificiale me ndjenjën e urgjencës dhe unitetit, si në rastin me ndryshimet klimatike.

"Kështu komuniteti ndërkombëtar tentoi të përballet me ndryshimet klimatike, ta ndriçojë rrugën drejt zero emetimeve dhe ta mbrojë të ardhmen e planetit tonë. Duhet të përgjigjemi në mënyrë të ngjashme ndaj rreziqeve që i sjellë inteligjenca artificiale, me ndjenjën e urgjencës, unitetit dhe fuqisë kolektive", tha mbreti në video porosinë e shfaqur në samitin për inteligjencë artificiale. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR