• e premte, 22 nëntor 2024

Britania e Madhe ka vendosur sanksione për përfaqësuesit e Huthëve për sulmet në Detin e Kuq

Britania e Madhe ka vendosur sanksione për përfaqësuesit e Huthëve për sulmet në Detin e Kuq

Londër, 25 janar 2024 (MIA) - Qeveria britanike sot njoftoi se ka vendosur sanksione kundër katër personave për shkak të sulmeve të militantëve jemenas Huthë në Detin e Kuq.

Mes të sanksionuarve janë ministri i Mbrojtjes së Huthëve Mohamed Naser al Atifi dhe komandanti i forcave detare të Huthëve, Muhamed Gadl Abd al Nabi.

Huthët jemenas vazhdimisht kanë shënjestruar anijet tregtare dhe ushtarake në Detin e Kuq të lidhura me Izraelin ose SHBA-në në shenjë proteste kundër ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Huthët njoftuan se do të ndalojnë me sulmet kur të mbarojë lufta në Gazë. 

Si përgjigje të sulmeve të Huthëve, forcat britanike dhe amerikane kanë shënjestruar vazhdimisht pozicionet e grupit militant në Jemen. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR