Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër bankës "Sberbank"

Londër, 6 prill 2022 (MIA) - Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj bankës më të madhe ruse Sberbank, njoftoi Bi-Bi-Si.
Londra është zotuar gjithashtu të pezullojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022.
Më herët, Shtëpia e Bardhë publikoi një pako të re sanksionesh kundër një numri anëtarësh të elitës politike ruse, duke përfshirë vajzat e presidentit rus Vladimir Putin dhe gruan dhe vajzën e ministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov.
Pakoja e re e sanksioneve është përgjigje e administratës së Bajdenit për masakrën ndaj civilëve në Buça. ls/