• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Britania e Madhe do të dërgojë më shumë se 10,000 dronë në Ukrainë

Britania e Madhe do të dërgojë më shumë se 10,000 dronë në Ukrainë

Londër, 7 mars 2024 (MIA) - Britania e Madhe do të dorëzojë "më shumë se 10,000 dronë" në Ukrainë në vitin 2024, përfshirë dronët sulmues, tha sot Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps, gjatë një vizite në Kiev.

Londra do të ndajë 125 milion stërlina shtesë (146 milion €) për të blerë dronë "më modern", duke e çuar ndihmën e saj në 325 milion stërlina (380 milion €).

Autoritetet britanike e konsiderojnë këtë pajisje shumë efektive në luftën e forcave ukrainase kundër pushtimit rus.

"Ne vazhdojmë angazhimin tonë për të armatosur Ukrainën me dronë të rinj të teknologjisë së fundit, që vijnë drejtpërdrejt nga prodhuesit britanikë të mbrojtjes, liderët botërorë" në këtë sektor", tha Shaps, duke inkurajuar aleatët e Kievit të bëjnë të njëjtën gjë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR