Britania e Madhe blen 12 aeroplanë F-35A që mund të mbajnë armë bërthamore
- – Qeveria britanike njoftoi se do të blejë 12 aeroplanë ushtarakë F-35A të aftë të gjuajnë armë taktike bërthamore, duke e përshkruar si rritje më të madhe të aftësisë të tij bërthamore në një gjeneratë.
- Post By Fitore Curri
- 08:51, 25 qershor, 2025
Londër, 25 qershor 2025 (MIA) – Qeveria britanike njoftoi se do të blejë 12 aeroplanë ushtarakë F-35A të aftë të gjuajnë armë taktike bërthamore, duke e përshkruar si rritje më të madhe të aftësisë të tij bërthamore në një gjeneratë.
Në kumtesë bëhet e ditur se blerja e aeroplanëve të tillë nga kompania “Lokid Martin” ka mundësi që tu mundësojë forcave britanike ajrore të sjellin armë bërthamore për herë të parë nga Lufta e Ftohtë, transmetojnë mediat britanike.

“Në epokën e pasigurisë radikale, më nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë, për çka qeveria ime investon në sigurinë tonë kombëtare”, tha kryeministri britanik Kir Starmer në një kumtesë të publikuar mbrëmë.
Qeveria britanike deklaroi se blerja e aeroplanëve do t’i mundësojë të kontribuojë në NATO me të ashtuquajtur aeroplanë me aftësi të dyfishtë për mbajtje të armës bërthamore në rast të konfliktit.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se “ky është edhe një kontribut i fuqishëm britanik në NATO”.
Sistemi bërthamor parandalues britanik për momentin bazohet vetëm në sistemin nëndetës “Trajdent”, që dështoi gjatë kohës së testimit vitin e kaluar.
Arma bërthamore taktike është e dedikuar për përdorim në fushëbetejë, për dallim të armës bërthamore strategjike. fc/
Foto: EPA