• e shtunë, 10 janar 2026

Britania do t'i dorëzojë 100 mijë dronë Ukrainës

Britania do t'i dorëzojë 100 mijë dronë Ukrainës

Londër, 4 qershor 2025 (MIA) - Britania e Madhe sot ka premtuar se do të dërgojë 100.000 dronë në Ukrainë deri në fund të vitit fiskal, prill 2026.

Kjo paraqet rritje të dhjetlfiushtë në krahasim me vitet e kaluara, pasi që është theksuar se fluturaket pa pilot e kanë ndryshuar mënyrën e luftimeve.

Qeveria në londër e ka mbështetur Revizionin strategjik mbrojtës të përgatiur në mënyrë të pavarur, e cila bën thirrje për ushtri më të avancuar teknolgojike për t'iu përgjigjur kërcënimeve të reja, duke përfshirë edhe agresionin e mundshëm rus.

Pakoja e dronëve është në vlerë prej 416 milionë euro dhe është pjesë e programit më të gjerë për ndihmë ushtarake të Ukrainës në vlerë prej 5,4 miliardë euro.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Xhon Hili do ta njoftojë këtë vendim në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Bruksel, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga 50 vende dhe është organizuar bashkërisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.  mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR