• e diel, 22 dhjetor 2024

Britani e Madhe: NATO-ja duhet të mendojë për t'i lejuar Ukrainës të anashkalojë disa nga kërkesat për anëtarësim në aleancë

Britani e Madhe: NATO-ja duhet të mendojë për t'i lejuar Ukrainës të anashkalojë disa nga kërkesat për anëtarësim në aleancë

Londër, 29 qershor 2023 (MIA) - NATO-ja duhet të mendojë për anashkalim të kërkesës për Plan aksionit për anëtarësim për Ukrainën si pjesë e rrugës së saj drejt inkuadrimit në aleancë, deklaroi sot sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Uollas.

Çdo hap për të anashkaluar kërkesat për Planin e aksionit për anëtarësim të Ukrainës, i cili ka për qëllim t'u ndihmojë kandidatëve të përmbushin disa kritere të caktuara politike, ekonomike dhe ushtarake, mund ta përshçejtojë inkuadrimin e saj.

"Mendoj se absolutisht duhet ta kapërcejmë Planin e aksionit për anëtarësim",tha Uollas në konferencën për shtyp me ministren kanadeze të Mbrojtjes, Anita Anand në Londër.

Ministri britanik tha se nuk und të garantojë marrëvehsje të plotë për hapin para samitit të NATO-s muajin e ardhshëm në Lituani, por shtoi se është e mundur të mënjanohen pengesat e tjera që kandidatet t'i bashkohen aleancës. ab/

foto ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR