Britani e Madhe: Jemi të gatshëm ta mbrojmë qiellin ukrainas
- Britania e Madhe është e gatshme të dërgojë ushtarë në Ukrainë për ta mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet detare, por jo edhe në fushë-betejë kundër Rusisë, deklaroi shefi i armatës britanike TOni Radakin në takimet në Pentagon, kumtoi Gardian-i.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:16, 20 gusht, 2025
Londër, 20 gusht 2025 (MIA) - Britania e Madhe është e gatshme të dërgojë ushtarë në Ukrainë për ta mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet detare, por jo edhe në fushë-betejë kundër Rusisë, deklaroi shefi i armatës britanike TOni Radakin në takimet në Pentagon, kumtoi Gardian-i.
Radakin, shef i Shtatmadhorisë, sot merr pjesë në bisedimet në Uashington për finalizim të obligimeve që 30 vende janë të gatshme t'i ndërmarrin për sigurinë e Ukrainës pas luftës. Sipas përfaqësuesve britanikë, Londra është e gatshme të dërgojë ushtarë për mbështetje logjistike dhe trajnim, por jo edhe të sistemojë ushtarë përgjatë kufirit rus.
Fillimisht, flitej për sistemim të mundshëm deri 30.000 ushtarë, por kjo ide u hodh poshtë për shkak të kundërshtimit të disa vendeve evropiane.
"Asgjë nuk ndodhë në Uashington pa miratimin e presidentit, ndësa mbështetja e Trampit për garancat e sigurisë të hënën e vendosi tërë procesin në lëvizje", tha përfaqësuesi britanik.
Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë. "I keni garancat e mia për atë. Dhe unë jam presidenti", deklaroi ai për Foks njus.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Xhon Hili javën e kaluar deklaroi se Londra është e gatshme ta ndihmojë Ukrainën "ta sigurojë qiellin dhe detin e vet dhe t'i prëforcojë forcat ukrainase".
Përfaqësuesit britanikë thonë se përgatitjet janë serioze, dhe jo vetëm presion politik ndaj Rusisë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të martën deklaroi se pret garancat e sigurisë të finalizohen javën e ardhshme apo 10 ditët e ardhshme.
Përfaqësuesit britnaikë thonë se forcat britanike mund të sistemohen në Ukrainë për logjistikë dhe për mbrojtje të hapësirës ajrore dhe porteve, por jo në operacione që do të çonin drejt konfliktit të drejtpërdrejtë me forcat ruse. ab/