• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Breton: BE-ja do ta përshpejtojë dërgimin e armëve në Ukrainë

Breton: BE-ja do ta përshpejtojë dërgimin e armëve në Ukrainë

Bruksel, 18 qershor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian po përshpejton dërgesën e armëve në Ukrainë për të mbështetur kundërofensivën e vendit kundër forcave ruse, deklaroi komisari evropian për industrinë, Tieri Breton në një intervistë për të përditshmen franceze "Parisien".

“Do t'i rrisim përpjekjet tona për furnizimin me armë dhe municion, kjo është një luftë me intensitet të lartë në të cilën ata luajnë rol vendimtar", ka thënë Breton duke aluduar në premtimin për të dorëzuar një milion municion të kalibrit të madh në 12 muajt e ardhshëm.

Sipas tij, lufta në Ukrainë "do të vazhdojë edhe disa muaj ose më gjatë".

Ukraina nisi një kundërofensivë në fillim të këtij muaji për të kthyer kontrollin e territorit të marrë nga forcat ruse. Më parë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin ftoi aleatët e Kievit të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar më shumë armë dhe municion.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR