• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bratisllava i shtyn vendimet për ndihmë ushtarake për Kievin deri në formimin e një qeverie të re sllovake

Bratisllava i shtyn vendimet për ndihmë ushtarake për Kievin deri në formimin e një qeverie të re sllovake

Bratisllavë, 6 tetor 2023 (MIA) - Sllovakia ka vendosur t'i shtyjë vendimet për mbështetjen ushtarake për Kievin në pritje të një qeverie të re pas suksesit zgjedhor të partive që kundërshtojnë ndihmën për Ukrainën fqinje, kumtoi Presidenca në Bratisllavë.

“Presidentja (Zuzana) Çaputova e ndan këndvështrimin e (kryeministrit në dorëheqje Ludovit) Odor, sipas të cilit vendimi për këtë çështje duhet të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, tha Martin Strizinec, zëdhënës i presidencës.

"Vendimi për të ofruar ndihmë ushtarake në këtë kohë do të përbënte një precedent për ndryshimet e ardhshme në pushtetin politik. Gjithashtu, qeveria aktuale në largim ka kompetenca të kufizuara”, shtoi zëdhënësi. Ai nuk tha nëse ndonjë vendim i rëndësishëm do të merret së shpejti, por theksoi se presidentja Çaputova "nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë brenda kufijve të mundësive që janë ende në dispozicion të Forcave të Armatosura Sllovake".

Të hënën, presidentja ia dha mandatin për të formuar një qeveri të re populistit Robert Fiko, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe konsiderohet pro-rus. ls/

Foto; Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR