• e diel, 22 dhjetor 2024

BQE: Normat e interesit do të mbeten të larta derisa të nevojitet

BQE: Normat e interesit do të mbeten të larta derisa të nevojitet

Bruksel, 25 shtator 2023 (MIA) - Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard njoftoi se normat e interesit do të mbeten mjaft të larta për të kufizuar aktivitetin afarist "aq kohë sa të nevojitet", për të zbutur inflacionin pasi presionet e çmimeve "mbeten të forta" në 20 vendet që përdorin euron.

Lagard tha se "shpenzimet e forta për pushime dhe udhëtime" dhe pagar e rritura e ngadalsojnë rënien e çmimeve, edhe pse ekonomia mbetet e ngadaltë.

Inflacioni vjetor në Eurozonë ka rënë vetëm pak - nga 5,2 për qind në korrik në 5,3 për qind në gusht.

"Ne mbetemi të vendosur për ta rikthyer inflacionin brenda objektivit afatmesëm prej dy për qind në kohën e duhur", tha Lagard para Komitetit të çështjeve ekonomike dhe monetare të Parlamentit Evropian.

Sipas saj, inflacioni është ende në rënie, por megjithatë pritet të mbetet shumë i lartë për një kohë të gjatë.

Javën e kaluar, BQE ngriti normën bazë të interesit për depozitat në katër për qind, nivel rekord i lartë që kur ishte minus 0,5 për qind në korrik vitin e kaluar.

Analistët besojnë se BQE-ja mund të rrisë normat duke pasur parasysh shenjat e dobësisë në rritje në ekonominë evropiane.

Inflacioni shpërtheu kur ekonomia globale u rikuperua nga pandemia Kovid-19, për shkak të problemeve me zinxhirët e furnizimit, e pastaj Rusia pushtoi Ukrainën, duke çuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. qa/bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR