• e shtunë, 14 shtator 2024

BQE ka ulur normën bazë të interesit në 3,5 për qind

BQE ka ulur normën bazë të interesit në 3,5 për qind

Bruksel, 12 shtator 2024 (MIA) - Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në takimin e sotëm vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0,25 pikë përqindje në 3,5 për qind, si përgjigje të rënies së inflacionit dhe treguesve për dobësimin e ekonomisë në Eurozonë gjatë muajve të verës.

Banka në vendimin e sotëm indirekt paralajmëroi se është i mundur lehtësimi i mëtejshëm i politikës monetare deri në fund të vitit, duke potencuar se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe në varësi të të dhënave do të marrë vendime në çdo mbledhje të radhës.

Vendimi është marrë në kuadër të uljes së volumit të prodhimit në Eurozonë dhe rënies së konsumit të amvisërive në tremujorin e dytë të vitit 2024 për 0,1 për qind dhe për shkak të vlerësimit se normat e larta të interesit do të mbytin ekonominë, megjithëse të dhënat tregojnë se qëllimi për uljen e inflacionit nën dy për qind nuk do të arrihet të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm.

Në parashikimin e saj të fundit, BQE parashikon se norma e inflacionit do të bjerë në 1,9 për qind madje në vitin 2026.

Anëtarja e Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Izabel Shnabel javën e kaluar paralajmëroi se sfidat e inflacionit nuk duhet të nënvlerësohen, edhe pse norma e tij në Eurozonë ra në 2,2 për qind muajin e kaluar, që është niveli më i ulët në tre vjetët e fundit. rq/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR