• e hënë, 23 dhjetor 2024

BPV-ja në tremujorin e dytë me rritje prej 2,3 për qind

BPV-ja në tremujorin e dytë me rritje prej 2,3 për qind

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Bruto Prodhimi Vendor (BPV) në tremujorin e dytë të vitit shënoi rritje prej 2,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Në tremujorin e dytë të këtij viti, një rritje më e madhe është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: Art, argëtim dhe rekreacion; Aktivitete të tjera shërbimi; Aktivitetet e familjeve si punëdhënës; aktivitetet e familjeve që prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre nga 9.5 për qind, ndërsa 8.7 për qind në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike dhe veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse.

Të dhënat statistikore tregojnë se konsumi final i familjeve, duke përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë familjeve, në tremujorin e dytë të këtij viti, nominalisht rritet me 4,7 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 74,5 për qind.

Në të njëjtën periudhë, informon ESHS, eksporti i mallrave dhe shërbimeve u ul nominalisht me 3.4 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënoi rënie nominale prej 5.2 për qind.

Investimet bruto në tremujorin e dytë të vitit shënuan rritje në pjesën e investimeve bruto në mjete fikse, ndërsa rënie në ndryshimin e furnizimeve.

BPV-ja në tremujorin e parë arriti në 1.2 për qind, ndërsa me ribalancin e buxhetit parashikohet në masën 2.1 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR