Bozhinovska mori mirënjohje nga MEMO: Lëshohet zyrtarisht sistemi i Garancive të para të origjinës së energjisë elektrike
- Në kuadër të ceremonisë zyrtare me rastin e lëshimit të Garancive të para të origjinës së energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike – MEMO i dha mirënjohje zyrtare ministres së energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska.
- Post By Fami Bajrami
- 09:08, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA)- Në kuadër të ceremonisë zyrtare me rastin e lëshimit të Garancive të para të origjinës së energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike – MEMO i dha mirënjohje zyrtare ministres së energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska.
Mirënjohja iu dha si njohje e angazhimit personal dhe angazhimit institucional të ministres Bozhinovska në zhbllokimin dhe finalizimin e procesit kompleks të krijimit të sistemit të Garancive të origjinës – një proces që ka stagnuar për gati dy vjet i ngarkuar me sfida teknike, rregullatore dhe koordinuese.
"Përmes mbështetjes së qartë institucionale, koordinimit ndërministror dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë në zgjidhjen e pengesave kryesore, ministrja Bozhinovska luajti një rol kyç në aktivizimin e saj përfundimtar", deklaroi drejtori i MEMO-s Zoran Gjorgievski, duke prezantuar mirënjohjen.