• e hënë, 23 dhjetor 2024

Botuesi gjerman tërheq nga shitja librat për Putinin

Botuesi gjerman tërheq nga shitja librat për Putinin

Berlin, 15 nëntor 2023 (MIA) - Shtëpia botuese gjermane "Hofman und Kampe" publikoi se do të ndalojë shitjen e librave të Hubert Sajpel për presidentin rus Vlladimir Putin. 

Botuesi e mori këtë vendim pasi mediat publikuan se gazetari fitues i çmimeve ka marrë të paktën 600.000 euro përmes ofshor kompanive të lidhura me burime ruse. 

Mediat brItanike raportojnë se shtëpia botuese ka kumtuar se nuk do të shesë dy nga librat e Sejpelit, duke shtuar se më herët nuk e ka ditur për akuzat për financim sekret të autorit.

Sipas gazetës gjermane "Shpigel", Sejpel dyshohet se ka marrë para nga një oligark rus i sanksionuar në mënyrë që Putini në libra të paraqitet në dritë pozitive.

Shërbimi shtetëror gjerman i transmetimit NDR i cili në vitin 2012 së bashku me Sejpelin bashkëprodhoi një dokumentar për Putinin dhe transmetoi intervistat e tij me presidentin rus, kumtoi se po mendonte të padiste gazetarin.

Pretendimet nga një sërë mediash botërore bazohen në informacionin rreth të dhënave financiare konfidenciale nga Qipro të publikuar nga Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve hulumtues.

Sajpel mohoi të ketë marrë ndonjëherë para nga palë të treta për filma ose intervista televizive. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR