• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Borrelli: Nuk mund ta minojnë Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Borrelli: Nuk mund ta minojnë Gjykatën Ndërkombëtare Penale

 Bruksel, 28 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrelli sot u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të BE-së që t'i respektojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), përfshirë edhe urdhërarrestin për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

 "Nuk mund ta minojmë Gjykatën Ndërkombëtare  Penale. Kjo është mënyra e vetme që të arrihet drejtësia globale", tha Borrelli, mandati i të cilit skadon në fund të këtij muaji.

GJPN ka lëshuar urdhërarreste për Netanjahun, ish-ministrin izraelit të mbrojtjes Joav Galant dhe liderin e krahut ushtarak të Hamasit, Muhamed Deif, të cilin ushtria izraelite thotë se e vrau këtë verë, të tre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.

 Dhe pse të gjitha vendet anëtare të BE-së janë nënshkruese të statutit themelues të GJNP-së, Franca dje njoftoi se konsideron se Netanjahu ka imunitet në lidhje me procedurat e gjykatës, sepse ai nuk është nënshkrues i këtyre dokumenteve, raportojnë mediat izraelite. Italia, ndërkaq, bëri të ditur se nuk është e mundur të arrestohet Netanjahu derisa ai është në krye të Qeverisë së Izraelit, ndërsa kryeministri hungarez e ka ftuar Netanjahun ta vizitojë Budapestin në të njëjtën ditë kur GJPN-ja lëshoi ​​urdhërarrest.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR