• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrell: Rusia ka kërcënuar seriozisht sigurinë bërthamore të Zaporozhjes

Borrell: Rusia ka kërcënuar seriozisht sigurinë bërthamore të Zaporozhjes

Bruksel, 9 mars 2023 (MIA) - Rusia ka "kompromentuar seriozisht sigurinë bërthamore" duke bërë që termocentrali i Ukrainës në Zaporozhje të shkëputet nga rrjeti i energjisë ukrainase pas sulmit të sotëm, paralajmëroi kreu i diplomacisë evropiane, Zhozep Borrell.

"Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike, e cila u vendos rreth mesditës, sot është dashur të ndizen gjeneratorët ndihmës me naftë për ftohjen e centralit, "gjë që rriti ndjeshëm rrezikun e një incidenti bërthamor në orët e fundit", tha Borrell në margjinat e takimit evropian të krerëve të diplomacisë në Stokholm.

"Ky është kërcënim serioz për sigurinë bërthamore për të cilën përgjegjëse është Rusia, paralajmëroi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian.

"Zaporozhje është centrali më i madh në Evropë. Ndërsa Rusia e rrezikon sigurinë e gjithë kontinentit evropian, duke përfshirë edhe Rusinë", shtoi ai.

Mbushja në centralin bërthamor ukrainas Zaporozhje sërish ishte vendosur rreth mesditës. Centrali ishte ndërmarrë nga forcat e Moskës dhe në mëngjes ishte mbyllur pas sulmit rus, kumtoi operatori ukrainas i rrjetit elektrik.

Për parandalimin dhe riparimin e dëmeve nga sulmi sot janë përfshirë 20 gjeneratorë ndihmës, me furnizime emergjente, të cilat do të mundësojnë rreth pesëmbëdhjetë ditë punë.

Pa energjinë elektrike të prodhuar  nga këto gjeneratorë, mbinxehja e karburantit  në reaktorë mund të shkaktojë menjëherë incident bërthamor, si ai në Fukushima, Japoni në vitin 2011. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR