Borrell me kritika për Fon der Lajen dhe Kalas: BE-ja e humb kredibilitetin për shkak se nuk e kundërshton Trampin
- Ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borrell, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale të Unionit, përfshirë kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe pasardhësen e saj Kaja Kalas, për mosmbrojtjen e mjaftueshme të ligjit ndërkombëtar në rastin e Iranit.
- Post By Melahat Baftija
- 13:27, 16 mars, 2026
Bruksel, 16 mars 2026 (MIA) - Ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borrell, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale të Unionit, përfshirë kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe pasardhësen e saj Kaja Kalas, për mosmbrojtjen e mjaftueshme të ligjit ndërkombëtar në rastin e Iranit.
Borrell është i fundit në një varg aleatësh socialistë spanjollë të Fon der Lajen që thotë se BE-ja nuk ka bërë mjaftueshëm për të respektuar ligjin ndërkombëtar pas luftës së SHBA-së kundër Iranit, e cila është "e paligjshme dhe nuk justifikohet nga një kërcënim i afërt, siç pretendojnë disa".
Ai vlerësoi qasjen e kryeministrit spanjoll Pedro Sançez, kritikut më të zëshëm të sulmeve të Trampit ndaj Iranit në Evropë.
Ai vlerësoi se Fon der Lajen "ka vazhduar t'i tejkalojë ingerencat e saj" duke rritur përfshirjen e saj në politikën e jashtme të BE-së, një kritikë që shefja e Komisionit e ka dëgjuar edhe ditët e fundit nga kryeqytetet e BE-së.
"Ajo është sistematikisht e anshme ndaj SHBA-së dhe Izraelit", tha shefi i politikës së jashtme të BE-së gjatë mandatit të parë të Fon der Lajen në përgjigjet me shkrim për "Politiko".
Për pasardhësen e tij, Kaja Kalas, ai tha se "ajo duhet të jetë më e qartë në dënimin e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare, qofshin të kryera nga Rusia, Izraeli apo SHBA-ja”, sepse BE-ja humbet besueshmërinë kur përdor në mënyrë selektive normat ndërkombëtare. mb/
Foto: MIA