Borrell e përshëndeti rezultatin nga votimi në Dhomën e përfaqësuesve të SHBA-së për pakon e ndihmave ushtarake
- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borrell e ka përshëndetur rezultatin e votimit të mbrëmshëm në Dhomën e përfaqësuesve të SHBA-së për projektligjin për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin Indo-Paqësor.
- Post By Melahat Baftija
- 10:33, 21 prill, 2024

Bruksel, 21 prill 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borrell e ka përshëndetur rezultatin e votimit të mbrëmshëm në Dhomën e përfaqësuesve të SHBA-së për projektligjin për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin Indo-Paqësor.
“Përshëndes rezultatin e votimit të sotëm në Dhomën e përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Ukraina do të ketë mbështetjen transatlantike që i nevojitet për t'i rezistuar agresionit rus", njoftoi Borrell në Platformën Iks.
Shumica dypartiake në Dhomën e përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një projekt-ligj që i siguron Ukrainës, Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor fonde shtesë që arrijnë në 95 miliardë dollarë. mb/
Foto. EPA