• e diel, 22 dhjetor 2024

Borrell: Dërgesat e predhave në Ukrainë priten në fund të majit

Borrell: Dërgesat e predhave në Ukrainë priten në fund të majit

Luksemburg, 22 prill 2024 (MIA) - Dërgesat e predhave nga 155 milimetra në Ukrainë pritet të fillojnë në fund të majit dhe në fillim të qershort, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell në konferencën për shtyp pas takimit të përbashkët në Luksemburg të ministrave të mbrojtjes dhe punëve të jashtme.

"Është urgjente që BE-ja dhe aleatët e tjerë t'i sigurojnë Ukrainës municion dhe sisteme për mbrojtje antiraketore", shtoi ai.

Borrel vazhdimisht thekson se ka nevojë për pajisje të plotë sistematike që të përmirësohet mbrojtja ajrore ukrainase.

"Vendimet për sigurimin e këtyre sistemeve janë në duart e qeverive evropiane dhe jam i sigurt se ato do të merren së shpejti”, tha Borrell.

Sipas tij, pala ukrainase njoftoi sot se vetëm që nga fillimi i vitit Rusia ka lëshuar 7 mijë raketa kundër Ukrainës, që do të thotë 60 në ditë dhe nuk merr parasysh numrin e dronëve dhe sulmeve të tjera ajrore.

Borrell theksoi se disa vende të BE-së shprehën sot gatishmërinë e tyre për t'i siguruar Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ai bëri të ditur se në mbledhjen e sotme është marrë vendim për vazhdimin e sanksioneve kundër Iranit. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR