• e diel, 22 dhjetor 2024

Borrell: Anëtarët e BE-së kanë arritur një qëndrim të vetëm për zhvillimet në Lindjen e Afërt

Borrell: Anëtarët e BE-së kanë arritur një qëndrim të vetëm për zhvillimet në Lindjen e Afërt

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA) - Në deklaratën e përbashkët të dakorduar mes 27 anëtarëve, kërkojmë pauza të menjëhershme të armiqësive ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe krijimin e korridoreve humanitare për dërgimin e ndihmave për popullatën e Gazës, deklaroi sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Zhozep Borrell para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

"Dje kemi punuar gjithë ditën në mënyrë që të kemi një deklaratë të përbashkët për të gjithë 27 anëtarët. Unë jam i lumtur të them se kemi arritur të përfshijmë pikëpamjet e të 27 anëtarëve në një deklaratë. Ju e dini sa e vështirë ishte hera e fundit për të ardhur me një qasje plotësisht të harmonizuar pas votimit në OKB, kur vendet votuan në mënyrë të ndryshume", vuri në dukje Borrell.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ai shtoi se në deklaratë i bëhet thirrje Izraelit që të tregojë vetëpërmbajtje maksimale për të siguruar mbrojtjen e jetës së civilëve, se dënon praktikën e Hamasit duke i përdorur spitalet dhe civilët si mburoja njerëzore dhe se shpreh edhe shqetësim për bombardimet e spitaleve.

Borrell shtoi se në takim nuk do të diskutohet vetëm për ndërprerjen e dhunës aktuale, por edhe për hapat e ardhshëm që do të duhet të ndërmerren për rindërtimin e Gazës, si dhe për arritjen e një zgjidhjeje të integruar të çështjes palestineze.

"Ky është problemi i vërtetë politik me të cilin duhet të përballemi. Cila do të jetë zgjidhja përfundimtare e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës që ka çuar në këtë nivel tmerri. Ne do të duhet të kërkojmë paqe mes tyre, sepse një zgjidhje e izoluar për Gazën nuk është e mundur, shtoi Borrell.

Lidhur me Ukrainën, e cila përveç zhvillimeve në Lindjen e Afërt, është një nga temat e takimit, Borell theksoi se atje vazhdojnë përleshjet, Kievi u bombardua sërish dhe Rusia vazhdon sulmet ndaj anijeve që transportojnë drithë përmes korridorit të Detit të Zi. 

"Mbështetja jonë po rritet. Arritëm një marrëveshje për 27 miliardë mbështetje ushtarake. Është vlera më e lartë e arritur ndonjëherë. Ne vazhdojmë të trajnojmë ushtarët ukrainas. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, shtoi Borrell.

Ai thekson se pas përfundimit të Këshillit të sotëm, shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së do të kenë një takim edhe me ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, qëllimi i të cilit do të jetë që BE të tregojë se sa i rëndësishëm është rajoni është për të.

Ai theksoi se pret që vendimi për fillimin e negociatave ndërmjet Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësimin në BE t'i japë shtysë zgjerimit të Unionit dhe të lëvizë kandidatët aktualë për anëtarësim që kanë ngecur në proces.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do ta mbyllin ditën e punës me një takim me kryetarin e COP28, Sulltan al-Xhaber, me të cilin do të diskutojnë përgatitjet për samitin e klimës që duhet të fillojë në Dubai në fund të muajit. ls/

Foto: EBS

 

QËNDRONI TË LIDHUR