• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrel i ka bërë thirrje Izraelit ta tërheqë vendimin për ndalesën e punës së UNRVA-së

Borrel i ka bërë thirrje Izraelit ta tërheqë vendimin për ndalesën e punës së UNRVA-së

Bruksel, 26 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel, i bëri thirrje Izraelit ta tërheqë vendimin për ndalesën e Agjencisë për Ndihmë dhe Punë të KB-së për refugjatët palestinezë, duke e quajtur atë veprim "marrëzi".

"Ndalesa e UNRVA-së dhe etiketimi i asaj organizate si terroriste, gjë që nuk është, do të thotë targetim të stabilitetit rajonal dhe dinjitetit njerëzor i të gjithë atyre që përfitojnë nga puna e agjencisë së KB-së". Ne u bashkohemi shumë partnerëve për t'i bërë thirrje Qeverisë izraelite ta ndalë këtë marrëzi", publikoi Borrel në platformën X.

Të hënën, Parlamenti i Izraelit në mënyrë preliminare miratoi projekt-ligj, me të cilin UNRVA, agjencia kryesore humanitare e KB-së për palestinezët, shpallet organizatë terroriste dhe propozohet të ndëpriten të gjitha marrëdhënieve me agjencinë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR