• e hënë, 14 tetor 2024

Borrel: BE-ja po tenton ta shmang varshmërinë nga Kina, siç ishte nga gazi rus

Borrel: BE-ja po tenton ta shmang varshmërinë nga Kina, siç ishte nga gazi rus

Bruksel, 26 mars 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian tenton të shmang varshmërinë nga Kina, siç ishte nga gazi rus, deklaroi shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrel.

"Kemi parë se varshmëritë e tilla, të cilat ishin elemente të paqes, janë edhe armë që mund të kthehet kundër nesh", tha mbrëmë Borrel, duke aluduar në "varshmërinë tejet të madhe të Evropës nga gazi rus".

Sipas tij, pasi Evropa ka qenë e varur nga gazi rus, presidenti rus Vlladimir Putin ka menduar se mundet tërësisht pa u ndëshkuar ta sulmojë Ukrainën, pa reaguar Evropa.

"Dëshirojmë të shmangim varshmërinë nga Kina, siç ishim nga Rusia", tha Borrel në Samitin Ibero-amerikan në Republikën Dominikane, ku takohen përfaqësues nga hapësira folëse spanjolle-portugeze.

Shefi i diplomacisë evropiane e sheh vitin 2023 si "vit kyç" për lidhjen e marrëvehsjeve të vendeve tjera, posaçërisht me Amerikën Latine, para samitit të BE-së dhe bashkësisë së shteteve nga Amerikan Latine dhe Karaibet nga mesi i korrikut. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR