• e diel, 22 dhjetor 2024

Borrel: Është e nevojshme të kryhet presion ndaj Izraelit që të lejojë qasje në ndihmat humanitare në Gazë

Borrel: Është e nevojshme të kryhet presion ndaj Izraelit që të lejojë qasje në ndihmat humanitare në Gazë

 Bruksel, 7 mars 2024 (MIA)  -  Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borreli,   sot deklaroi se është e nevojshme të bëhet presion mbi qeverinë izraelite që të mundësojë  qasje të papenguar për ndihma humanitare për civilët në Rripin e Gazës.

"Të gjithë ata që janë të shqetësuar për situatën në Gazë duhet të bëjnë presion mbi qeverinë izraelite që të lejojë qasje të papenguar në ndihma humanitare dhe t'i mos bllokojë konvojët", ka shkruar Boreli në "X". 

Ai shtoi se "opsionet e tjera nuk janë të mjaftueshme". 

 "Dërgesat përmes rrugës ajrore janë të mira, por të pamjaftueshme. Nevojiten korridore detare, por u duhet  kohë. Koha është gjithashtu e rëndësishme", tha Borreli.

Të paktën 30.800 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, sipas zyrtarëve shëndetësorë. 

Përveç kësaj, më shumë se 70 mijë njerëz janl plagosur, ndërsa  shumë trupa janë ende nën rrënoja 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR