• e premte, 22 nëntor 2024

Borisovi vazhdon negociatat për përbërjen e qeverisë së re bullgare

Borisovi vazhdon negociatat për përbërjen e qeverisë së re bullgare

Sofje, 12 nëntor 2024 ( MIA) - GERB-SDS (koalicion politik dypartiak nga Bullgaria midis GERB-it dhe Unionit të Forcave Demokratike të udhëhequr nga Bojko Borisov), nesër do të fillojë bisedimet për shqyrtimin e aktiviteteve të përbashkëta politike në kuadër të përbërjes së 51-të në Parlament, kumtoi Pres qendra e GERB-it.

Ekipi negociator i partisë politike fituese në zgjedhjet e kaluara do të udhëhiqet nga kryetari i saj Bojko Borisov, ndërsa në të do të marrin pjesë dhe Raja Nazarjan, Tomislav Donçev dhe Rosen Zheljazkov, transmeton BTA.

Bisedimet e para do të zhvillohen në Asamblenë kombëtare me fillim nga ora 08:30 me "BSP – E Majta e bashkuar", ndërsa në orën 9:30 janë planifikuar bisedime me "Ekziston një popull i tillë".

Dje, para fillimit të seancës së parë në parlament, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, propozoi formimin e koalicionit katërpalësh ndërmjet fuqisë kryesore politike, "Vazhdojmë me ndryshimin-Bullgaria Demokratike", "BSP- E Majta e Bashkuar" dhe "Ekziston një popull i tillë".

Ai gjithashtu ka publikuar se do të jetë kandidat për kryeministër dhe se nuk do të tërhiqet.

Ndërkohë, Borisov deklaroi se qeveria e re e koalicionit mund të formohet pa "DPS-Fillimi i ri", "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë", "Rilindja" dhe MEÇ. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR