• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borisov: Nëse petkov dhe Vasilev marrin pjesë në qeveri, ne do të propozojmë personalitete tona të shquara

Borisov: Nëse petkov dhe Vasilev marrin pjesë në qeveri, ne do të propozojmë personalitete tona të shquara

Sofje, 28 prill 2023 (MIA) - Nëse Asen Vasilev dhe Kiril Petkov marrin pjesë në kabinetin  ri qeveritar, ne do të ofrojmë personalitete tona të shquara, si Deljan Dobrev, Tom isllav Donçev...., deklaroi lideri i koalicionit "GERB-SDS" dhe ish-kryeministër bullgar, Bojko Borisov, pas disa ditë negociata me koalicionin e dytë të plasuar në zgjedhjet e fundit parlamentare "PP-DP", që u konsideruan të frytshme, sepse është harmonizuar programi ligjdhënës, ndërsa për momentin po negociohet edhe për programin qeveritar dhe personat që do të prëfaqësohen në të.

Në këtë mënyrë, Borisov u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse Vasilev dhe Petkov janë të pranueshëm për GERB-SDS në kabinetin e mundshëm qeveritar, për çka tashmë ka spekulime në mediume.

"mendoj se koalicioni "Ndryshimet vazhdojnë - Bullgaria Demokratike" sheh se askush nuk është më mirë i prëgatitur se unë për të qenë kryeministër, por unë u tërhoqa për t'i dhënë mundësi qeverisë", komentoi Borisov.

Prandaj, konsideron ai, edhe Petkov edhe Vasilev duhet ta bëjnë të njejtën gjë, në mënyrë që të ketë mundësi për kabinet programor, ekspert, i cili në bazë të prëgjegjësisë do të udhëheqë në katër vitet e fundit.

"Nëse kemi buxhet dhe program, mendoj se nëse i pastrojmë emocionet, do të dakordohemi edhe për individët", theksoi lideri i GERB-it. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR