• e enjte, 04 dhjetor 2025

Boris Xhonsoni: Kirku u vra sepse foli për atë që dikur ishte arsye e shëndoshë

Boris Xhonsoni: Kirku u vra sepse foli për atë që dikur ishte arsye e shëndoshë

 Londër, 11 shtator 2025 (MIA) - Ish-kryeministri britanik Boris Xhonson vrasjen e Çarli Kirkut e quajti një "tragjedi" dhe "një shenjë të dëshpërimit dhe qyqarllëkut të atyre që nuk mundën ta mposhtnin në debat".

 "Vrasja e Çarli Kirkut është një tragjedi dhe një shenjë e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të plotë të atyre që nuk mundën ta mposhtnin atë me argument. Çarli Kirku u vra jo sepse kishte pikëpamje ekstremiste - sepse nuk e bënte atë. Ai u vra sepse kishte guximin të mbronte publikisht mendimet e arsyeshme të mbajtura nga miliona e miliona njerëz të zakonshëm si në ShBA ashtu edhe në Britaninë e Madhe. Bota ka fituar një martir të ri për lirinë e fjalës", ka shkruar Xhonsoni.

 Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e Kirkut.

 

QËNDRONI TË LIDHUR