• e premte, 05 korrik 2024

Borell: Zgjidhja për konfliktin izraelito-palestinez duhet të "imponohet nga jashtë"

Borell: Zgjidhja për konfliktin izraelito-palestinez duhet të

Lisbonë, 3 janar 2024 (MIA) - Zgjidhja e mundshme e konfliktit izraelito-palestinez duhet të "imponohet nga jashtë", nga bashkësia ndërkombëtare, sepse, "ato dy palë nuk do të mund të arrijnë kurrë marrëveshje", tha sot shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell.

"Ajo që kemi mësuar në 30 vitet e fundit dhe atë çfarë mësojmë sot nga tragjedia në Gazë është se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë", tha Borell në fjalim në konferencën diplomatike në Lisbonë.

"Paqja e qëndrueshme nuk do të arrihet derisa bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë fuqishëm për të arritur paqen dhe për të vendosur zgjidhje”, tha ai dhe shtoi se në këtë duhet të marrin pjesë “SHBA-ja, evropianët dhe arabët. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR