• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borell të hënën në Bruksel do të prezantojë planin për paqe ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve

Borell të hënën në Bruksel do të prezantojë planin për paqe ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve

Bruksel, 21 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell, nësër në takimin e Këshillit për punë të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel do të prezantojë planin prej 10 pikash për paqe ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Në letrën drejtuar vendeve-anëtare , Borell ka shkruar se udhërrëfyesi i tij "do të elaborojë, me propozime praktike, parimin e rënë dakord se vetëm një zgjidhje politike, e qëndrueshme dhe afatgjatë për konfliktin izraelito-palestinez do të sjellë paqe midis dy popujve dhe stabilitet në rajon", njoftuan mediat në Bruksel dhe në Izrael.

Plani i Borellit parashikon një proces paqeje që çon në krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe shteteve arabe. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR