• e diel, 22 dhjetor 2024

Borell: Shpresoj që Vuçiqi dhe Kurti të kenë qasje konstruktive

Borell: Shpresoj që Vuçiqi dhe Kurti të kenë qasje konstruktive

Bruksel, 27 shkurt 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, sonte në Bruksel, në fillim të takimit me liderët e Kosovës dhe Serbisë, ka shfaqur shpresë se do të kenë qasje konstruktive.

"Në rendin e ditës është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dyja palët", tha Borrell.

Takimi trepalësh ka nisur pak para orës 18:00. Borell dhe Lajçak paraprakisht kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin, pas çka ka pasur një pushim të paplanifikuar prej rreth një ore, njofton Beta.

Derisa po zhvillohej takimi mes Borellit, Lajçakut dhe Kurtit, presidenti serb ka takuar në Bruksel të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR