• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borell: Nuk pres sanksione të reja kundër Rusisë këtë javë

Borell: Nuk pres sanksione të reja kundër Rusisë këtë javë

Bruksel, 21 mars 2022 (MIA) – Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Zhozep Borell, tha se ministrat e Punëve të Jashtme kanë biseduar për sanksione të reja të mundshme në sektorin energjetik, por nuk pret vendim këtë javë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Para fillimit të këshillit të sotëm ministror të Punëve të Jashtme, më shumë ministra të BE-së deklaruan se e mbështesin vendosjen e sanksioneve mbi naftën, thëngjillin ndërsa për disa edhe gazin nga Rusia. Por Gjermania, e cila varet shumë nga gazi rus, e ka bllokuar këtë propozim tani për tani.

Shefi i diplomacisë së BE-së, deklaroi se disa ministra e kanë hapur temën gjatë takimit në Bruksel sot.

"Në mesin e temave të shumta, disa vende anëtare e hapën temën lidhur me energjinë, sot nuk ishte ditë vendimesh, por kjo si edhe masa të tjera të mundshme janë analizuar. Duhet të shpikim një përgjigje efikase e cila nuk do të sjellë çmim të padurueshëm për vendet-anëtare", deklaroi Borell.

Ai shtoi se liderët e vendeve anëtare në fund të kësaj jave në samit me siguri do të bisedojnë gjithashtu për këto tema dhe më pas do të japin drejtime politike, por tha se nuk pret liderët të harmonizohen për pako të re sanksionesh.

Sipas disa burimeve Rusia kërkon pezullimi i sanksioneve të jetë pjesë e një marrëveshje të ardhshme paqësore, por shefi i diplomacisë së BE-së nuk deshi të deklarohet për këtë temë sonte në konferencën për shtyp.

"Nuk do të spekuloj për atë se çfarë do të ndodhë me negociatat për ndërprerjen e zjarrit, por insistoj të ndalojë lufta. Të gjitha luftërat kanë fund dhe ky fund arrihet me marrëveshje. Hapi i parë është ndërprerja e zjarrit. Sanksionet janë mënyrë që të kryhet presion dhe atë me të vërtetë i shkaktojnë dëm ekonomisë ruse", tha Borell.

Ai potencoi se varësia nga Rusia po instrumentalizohet nga ana e saj dhe duhet t'i jepet fund.

QËNDRONI TË LIDHUR