• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borell: Nuk mund të lejohet Izraeli ta bllokojë krijimin e shtetit palestinez

Borell: Nuk mund të lejohet Izraeli ta bllokojë krijimin e shtetit palestinez

Bruksel, 23 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borell sot në Bruksel deklaroi se nuk mund ta lejojë Izraelin ta bllokojë në mënyrë të njëanshme krijimin e shtetit palestinez pas luftës në Rripin e Gazës. 

"Një gjë është e qartë - Izraeli nuk mund të ketë të drejtën e vetos për vetëvendosjen e popullit palestinez", tha Borell në konferencën për shtyp me kolegun e tij egjiptian, Sameh Shukri. 

Diplomati i parë evropian theksoi se Kombet e Bashkuara e kanë pranuar shumë herë deri tani të drejtën e vetëvendosjes së popullit palestinez dhe për këtë askush nuk mundë të vendosë veto, njoftoi "Tajms of Izrael". 

Komentet vijnë pasi Borell dje kryesoi bisedimet midis ministrave të jashtëm të BE-së dhe diplomatëve të lartë nga Izraeli, Administrata palestineze dhe shtetet kryesore arabe. 

Shefi i diplomacisë egjiptiane tregoi se ekziston "konsensus ndërkombëtarë për domosdoshmërinë e zgjidhjes së konfliktit mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete”.

"Është koha për ta zbatuar dhe bashkësia ndërkombëtare ka mjetet, burimet, mekanizmat për ta bërë këtë", tha Shukri. qa/ab/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR