• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borell: Në BE ende nuk ka marrëveshje për pakon e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë

Borell: Në BE ende nuk ka marrëveshje për pakon e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë
Bruksel, 16 maj 2022 (MIA)- Bashkimi Evropian (BE) ende nuk ka arrit marrëveshje për pakon e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell në konferencën për shtyp pas takimit të Këshillit të BE-së. Borelli ka thënë se ende nuk ka konsensus të nevojshëm për ndalesën e propozuar të importit të naftës ruse. “Do të vazhdojmë të vendosim sanksione ndaj Rusisë me qëllim t’i bëjmë pasojat e invazionit të papërballueshme për Kremlinin. Vazhdojmë të flasim për këtë. Fatkeqësisht sot nuk ishte e mundur të arrihet marrëveshje për finalizimin e pakos së gjashtë të sanksioneve”, ka thënë Borelli. Ai ka theksuar se shefat e diplomacisë kanë diskutuar për çfarëdo lloj mbështetje ndaj Ukrainës, ekonomike dhe ushtarake dhe kanë dakorduar ndihmë shtesë prej 500 milionë euro për furnizimin e armëve me çka shuma e përgjithshme që BE e ka destinuar ka arrit dy miliardë euro. Ai ka paralajmëruar edhe në pasojat nga lufta në Ukrainë mbi sigurinë e ushqimit në botë dhe ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim. “Patjetër t’i ndihmojmë Ukrainës të vazhdojë me prodhimin dhe eksportin e drithit dhe grurit”, tha Borelli.  

QËNDRONI TË LIDHUR